NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni

Universiteti “Luarasi”, për nevojat e plotësimit të stafit akademik, njofton hapjen e procedurave të rekrutimit 3 (tre) pedagogë të brendshëm, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni, sipas specifikimeve në vijim:

 

Përshkrimi i vendit të punës

Personeli akademik me kohë të plotë apo të pjesshme që do të punësohet do të anagazhohet në mësimdhënie në programet e studimeve të ciklit të parë dhe/ose të dytë, në Departamentin e “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kriteret bazë:

1. Të jetë diplomuar në fushën e IT, Shkenca Kompjuerike, Informatikë, Inxhinieri Informatike, Cyber, apo të ngjashme me to në Universitete publike/jopublike vendase ose të huaja.

2. Duhet të zoterojë të paktën diplomë Master Shkencor për mësimdhënie në cikline parë Bachelor

3. Preferohet të zotëroje të paktën gradën shkencore “Doktor i Shkencave” ose titull akademik për mësimdhënie në cikline dytë Master

4. Të ketë të paktën përvojë akademike ose professional, brenda ose jashtë vendi.

5. Të përmbushin kriteret, që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

 

Dokumentacioni i kërkuar

1) Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”

2) Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

3) Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;

4) Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;

5) Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.

6) Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;

7) Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;

8) Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:

 

Universiteti “Luarasi”, Tiranë.

Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1

Njësia Administrative Nr.2,

Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri

Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 15.09.2025 .

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:

Email: [email protected] ose [email protected]

Mob: + 355697410923